Francesco Totti këtë fundjavë do të zhvillojë ndeshjen e fundit në fanellën e Romës.
Ikona e këtij qyteti, të dielën nga ora 18:00, do të zhvillojë ndeshjen e fundit për Romën në stadiumin ‘Olimpico’, në ndeshjen e xhiros së fundit të Serie A, përballë Genoas.
Totti do të largohet nga Roma pas qëndrimit 25 vjeçar, ku përgjatë këtyre viteve është shndërruar në një legjendë si për skuadrën ashtu edhe për qytetin.
Në këto vite në fanellën e Romës, Totti ka regjistruar mbi 600 ndeshje, duke shënuar mbi 250 gola, e duke e fituar edhe një titull të Serie A.
Në ekipin e Romës, Totti për bashkëlojtar ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj, si Cafu, Emerson e Batistuta.
‘Goal.com’ ka bërë një formacion me lojtarët më të mirë që Totti ka luajtur te Roma.
Nga ata që janë sot, janë vetëm De Rossi dhe Nainggolan.
Doni, Cafu, Aldair, Samuel, Candela, Nainggolan, De Rossi, Emeron, Totti, Montella dhe Batistuta, përbëjnë formacionin legjendar të Romës.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje