Jose Mourinho nuk do të flasë për një mundësi të transferimit të Antoine Griezmann sepse kjo do të ishte mos respektuese ndaj Atletico Madridit.
Francezi raportohet se ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh që dëshiron ta paguajë Real Madridi.
“Nuk dua të flas për Griezmannin sepse do të ishte dis respekt ndaj klubit të tij, Atleticos”.
“Ashtu siç nuk dua tjerët të flasin për lojtarët e mi, ashtu edhe unë nuk do të flas për Griezmannin”.
“United si klub është në nivelin më të lartë, por ekipi ka pasur kohë të vështira në tri vitet e fundit”.
“Ne jemi në ndërtim e sipër, por nuk ka mënyrë më të mirë për të ndërtuar ekipin se sa për të fituar. Ne kthehemi në Ligën e Kampionëve, por jo si favoritë. Ne po rikthehemi duke fituar një titull, titull të rëndësishëm, më mirë se sa të përfundonim në vendin e katërt, të tretë, ose të dytë”, u shpreh Mourinho.
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...