Nenad Maksimoviq, drejtor i Qendrës për Paqe dhe Tolerancë, ka thënë se nuk shanse teorike që ushtria e Serbisë të hyjë në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, shteti serb ka një marrëveshje me NATO-n dhe kjo ujdi si dhe bashkëpunimet e tjera nuk e lejojnë Serbinë as të mendojë për një gjë të tillë.
Këto komente ai i bëri në një debat të organizuar në Graçanicë ku po marrin pjesë shqiptarë e serbë.
Ndërkohë, muaj më parë pjesëtarët e ushtrisë amerikane së bashku me ushtarë të ushtrisë serbe shihen në një fotografi të përbashkët e cila u realizua më 16 dhjetor të vitit të kaluar
Mediat serbe thonë se sipas KFOR-it, ishte një “patrullë e zakontë”, e përbërë nga forcat ndërkombëtarë të Ushtrisë së Serbisë; në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe të marrëveshjes ushtarako-teknike, në mënyrë që të ruhet paqja për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kjo foto thuhet se është bërë nga rreshteri amerikan, Caleb Bario, i cili ishte pjesë e patrullës.
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...