Gabriel García Márquez konsiderohet si shkrimtari që popullarizoi realizmin magjik, një zhanër që ndërthur përshkrime të jetës së përditshme me elementë fantastikë, përcjellë arbresh.info
Ai kujtohet më së shumti për veprat “100 Vjet Vetmi” dhe “Dashuri në Kohën e Kolerës”.
Gabriel Garcia Marquez konsiderohet si shkrimtari më popullor në gjuhën spanjolle që nga Miguel de Cervantesi.
Veprat e tij letrare kanë qenë shkrimet më të shitura në spanjisht, përveç Biblës. Romani i tij epik “100 Vjet Vetmi” është shitur në mbi 50 milionë kopje në 25 gjuhë të ndryshme.
García Márquez fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 për tregimet dhe romanet e tij. Në fjalën e falenderimit kur mori çmimin, ai u shpreh “Amerika Latine është një burim i pashtershëm krijimtarie, dëshpërimi dhe bukurie”.
‘Gabo’ siç thirrej shpesh, pionieri i zhanrit të realizmit magjik i dhanë një perspektivë tërësisht të re letërsisë dhe botës së fjalës së shkruar.
Por puna e tij gjithashtu mbart grimca mençurie rreth dashurisë, luftës dhe jetës, të cilat janë bërë tashmë të përjetshme në veprat “Njëqind vjet vetmi”, Dashuria në kohërat e kolerës, dhe klasikët e tjerë.
Në autobiografinë e tij, Marquez thotë se librat e mëposhtëm kanë ndikuar në imagjinatën e tij dhe definitivisht kanë ndikuar në formimin e mendjes së tij kreative.
Nobelisti i famshëm kolumbian Gabriel Garcia Marquez është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare.
Pra, këta janë 24 librat e preferuar të Marquezit, të cilët ia ka rekomanduar çdo personi:
– “Metamorfoza” , nga Franz Kafka
– “Mali magjik” , nga Thomas Mann
– “Ulurima dhe klithma”, nga William Faulkner
– “Derisa vdisja”, nga William Faulkner
– “Palmat e egra”, nga William Faulkner
– “Alef dhe tregime të tjera”, nga Jorge Luis Borges
– “Tregimet komplete”, nga Ernest Hemingëay
– “Point Counter Point” , nga Aldous Huxley
– “Edipi mbret” , nga Sofokliu
– “The House of the Seven Gables”, nga Nathaniel Hawthorne
-“Kasollja e xha Tomit”, nga Harriet Beecher Stoëe
– “Mobi Dik”, nga Herman Melville
– “Bij dhe Dashnorë”, nga David Herbert Laërence
– “Një mijë e një net”
– “Njerëz dhe minj”, nga John Steinbeck
– “Vilja e zemërimit”, nga John Steinbeck
– “Tobacco Road”, nga Erskine Caldëell
– “Stories”, nga Katherine Mansfield
– “Manhattan transfero”, nga John Dos Passos
– “Mrs. Dalloway”, nga Virginia Woolf
– “Orlando”, nga Virginia Woolf
– “Portrait of Jennie”, nga Robert Nathan
– “Uliksi”, nga James Joyce.
“Me ta (librat e mi të preferuar), kam mësuar dhe asnjëherë nuk kam harruar se duhet t’i lexojmë vetëm ata libra të cilët na tërheqin t’i lexojmë prapë” – Gabriel Garcia Marquez. /arbresh.info
Përmbytjet lënë mbi 2 mijë të vdekur dhe të zhdukur në Indon...
Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Prishtinë tjetra në Pod...
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës