Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Ali Lajçi, ka bërë me dije se është bashkuar me këtë parti për shkak të programit qeverisës.
Ai ka thënë se Vetëvendosja! e ka programin më të mirë nga të gjitha partitë e tjera politike.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lajçi ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për një model të ri të qeverisjes. Ai ka theksuar se më 11 qershor qytetarët duhet t’ia japin shansin Vetëvendosje!-s.
Në këtë kontekst, Lajçi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! është i vetmi subjekt që do të qeverisë ndryshe kurse të tjerët, sipas tij, janë vetëm përsëritje e qeverisjes që ka ekzistuar tash e 17 vjet. Pavarësisht se në garën zgjedhore janë dy koalicione të mëdha, Lajçi ka thënë se trendi po shkon drejt ndryshimeve, meqë populli nuk është i interesuar ta përsërisë qeverisjen e deritashme./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...