Të heqësh dorë nga buka, makaronat dhe karbohidratet dhe ti zëvendësosh me një dietë me pak kalori sigurisht që të rrëzon në peshë.
Por ekspertët paralajmërojnë për shenjat e ankthit dhe ndryshimin e humorit nëse e bëni këtë. Dietologja dhe nutricionistja australiane, Lyndi Cohen thotë se kur zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet tona ndryshojnë në mënyrë drastike. Kjo pasi sipas Cohen sepse karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë.
“Kur truri juaj nuk merr mjaftueshëm, apo nuk prodhon mjaftueshëm nga këto kimikate, mund të shkaktojë depresion, i cili është një nga arsyet kryesore për të mbajtur një dietë të balancuar që përfshin të gjitha grupet e ushqimeve”, thotë ajo në një publikim.
Ka një lidhje mes asaj që ne hamë dhe ndjejmë dhe Cohen thotë se është truri që zgjedh çfarë të hamë dhe kur, është e rëndësishme si për shëndetin mendor dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.
“Nëse ti redukton karbohidratet dhe përjeton ankth dhe ndjenja depresive si pasojë, jeni më pak të prirur për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për tu kujdesur për veten”, vijon ajo.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...