Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, përmes një komunikate për media të martën ka reaguar ndaj sulmit në Mançester të Britanisë së Madhe, duke e quajtur vepër e shëmtuar e atyre që nuk ia duan të mirën njerëzimit dhe njëherësh ka kërkuar që autorët e këtij sulmi të dalin sa më shpejt para drejtësisë.
“Akti i sotëm në Mançester, ku nga sulmi terrorist humbën jetën qytetarë të pafajshëm është vepër e shëmtuar e atyre që nuk ia duan të mirën e njerëzimit. Autorët e akteve të tilla barbare përmes dhunës, terrorit e frikës, duan të arrijnë qëllimet e tyre të errëta – atakimin e vlerave humane, të lirisë, të tolerancës dhe mirëbesimit”, thuhet në reagim.
Myftiu Tërnava njëherësh u shpreh ngushëllime familjarë të viktimave dhe të plagosurve u dëshiron shërim të shpejtë, ndërsa me qeverinë dhe popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar bashkëndien dhimbjen dhe njëkohësisht shpreh mbështetjen që autorët e këtij akti sa më parë të dalin para drejtësisë.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...