Pas zhbllokimit në Kuvend të Vettingut, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama premton nisjen e punës për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.
Teksa zhvilloi një takim me banorët e Manzës në Durrës, Rama u shpreh se reforma në drejtësi është operacioni më i vështirë ndërmarrë në trupin e Shqipërisë.
“Vetëm kur pallati i drejtësisë të pastrohet nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar atëherë, do fillojë drejtësia e re përpara të cilës do të jenë të gjithë të barabartë. Dhe politikanët të cilët kanë bërë zullume, për të cilat drejtësia do kërkojë llogari do marrin ndëshkimin e merituar”.
Marrëveshja me PD-në, tha kreu i qeverisë, ishte për të shpëtuar vendin dhe u kërkoi votën banorëve të Manzës për tu dhënë mundësinë të vijojë reformat shtet formuese
“25 qershor, vendos vota. Jepini ju 71 vota PS-së më 26 qershor ata ikin nga qeveria. Qoftë se ia jepni votën PD-së ikin të tjerët”
Alternativën e PD-së, Rama e cilëson shkatërrim për vendin.
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...