Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, ka arrestuar sot shtatë persona me inicialet D.D., A.D., E.D., E.S., S.S., B.L. dhe S.S, të dyshuar se kanë kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 403 të KPRK-së, dhe për vepra tjera penale.
Për shkak se të njëjtit me qëllim të përfitimit pasuror për dëmet materiale dhe jo materiale nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë, me vetura kanë inskenuar aksidentet të trafikut, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu, Prokuroria njofton se sipas shënimeve të nxjerra nga Sistemi Informativ i Policisë së Kosovës (SIPK), dhe nga analiza e lëndëve, personat e lartcekur janë të përfshirë mbi tetëdhjetë aksidente rrugore, për periudhë kohore 2013-2017, kryesisht në Prishtinë, në Fushë Kosovë, në rajonin Gjilanit, në rajonin e Ferizajt dhe të Vitisë.
Prokuroria është duke i vazhduar hetimet edhe për disa persona të tjerë të dyshuar se janë të përfshirë në këto raste, si dhe varësisht nga hetimet mund të ketë arrestime të tjera. Të arrestuarit gjenden në ndalim për dyzetetetë orë./Arbresh.info.
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...