Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi dhe mesfushori i West Ham United, Manuel Lanzini, janë përzgjedhur për skuadrën e Argjentinës të emëruar për miqësoren kundër Brazilit dhe Singaporit.
Kapiteni i Interit, Icardi ka tërhequr vëmendjen te Argjentina qysh pasi siguroi paraqitjen e parë në ndeshjen kualifikuese në kuadër të Kampionatit Botëror kundër Urugauit në vitin 2013, ndërsa Lanzini, i cili nuk ka bërë ende ndonjë paraqitje për skuadrën kombëtare, ka shijuar një sezon të shkëlqyer në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Të dy kanë tërhequr vëmendjen e Jorge Sampaolit, trajnerit të Sevillas që zgjodhi detyrën e Argjentinës pas përfundimit të sezonit në La Liga javën e kaluar.
Argjentinës i kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje për të siguruar pjesëmarrjen në Rusia 2018./arbresh.info
Skuadra e plotë e Argjentinës për dy ndeshjet e ardhshme:
Portier: Sergio Romero (Manchester United), Nahuel Guzman (UANL Tigres), Geronimo Rulli (Real Sociedad)
Mbrojtës: Nicolas Otamendi (Manchester City), Emanuel Mammana (Olympique Lyonnais), Javier Mascherano (Barcelona), Gabriel Mercado (Sevilla)
Mesfushor: Eduardo Salvio (Benfica), Lucas Biglia (Lazio), Guido Rodriguez (Tijuana), Leandro Paredes (AS Roma), Ever Banega (Inter Milan), Manuel Lanzini (West Ham United), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain)
Sulmues: Paulo Dybala, Gonzalo Higuain (Juventus), Mauro Icardi (Inter Milan), Lionel Messi (Barcelona), Alejandro Gomez (Atalanta), Joaquin Correa (Sevilla)
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë