Mbrëmë gjatë orëve të vona, janë sulmuar me armë zjarri zyrat e PDK-së në Skenderaj. Policia është në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihet për të arrestuar.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar nënkryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj, Bekim Haxhiu. Ai deklaroi se në bazë të të dhënave që ka deri më tani asnjë person nuk është lënduar.
“Po unë sot u njoftova nga një zyrtar i yni që gjendet në zyrat tona në Skenderaj. Mbrëmë në orët e vona qenkan sulmuar zyret tona. Zyra jonë dhe një shitore afër që gjendet atje qenkan sulmuar. Nuk kam informata se ndonjë person është lënduar”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu tha se nuk ka ndonjë informatë lidhur me këtë sulm. Ai deklaroi se PDK-ja në Skenderaj është unike.
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”