Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Salih Morina, tha se në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk ka pakënaqësi sa i përket emrave që janë vendosur në listën për deputetë nga kjo parti.
Ai është shprehur se Vjosa Osmani figuron në listën e Lidhjes Demokratike për deputetë.
Ish deputeti i LDK-së në dy legjislatura ka folur fjalë të mëdha për Avdullah Hotin, për të cilin tha se do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Morina, këto i tha në emisionin “Fakt Plus”. Ai në këtë emision ka shtuar se shumica e emrave për deputet kanë ardhur nga degët e Lidhjes Demokratike dhe kryesia e kësaj partie ka zhvilluar një debat shumë konstruktiv, dhe në fund janë zgjedhur njerëzit më me kredibilitet që ka kjo parti.
Ai ka akuzuar mediat elektronike që siç u shpreh ai kanë bërë bujë të panevojshme, duke aluduar në një paknaqësi sa i përket emrave në listën e kësaj partie.
Morina u shpreh se partia e tij ka treguar gjithmonë një gatishmëri për t’u sakrifikuar për të mirën e qytetarëve të vendit. Ai tha se që nga koha e Ibrahim Rugovës, ku ky i fundit kishte liruar postin e kryeministrit për Bajram Rexhepin dhe Ramush Hradinaj, e deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë Kompromise të dhimbshme për partinë, por për të mirën e përparimit të vendit.
Morina, ka vlerësuar lartë performancën e qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, duke shtuar se PDK u frikësua nga sukseset e kësaj qeverie, prandaj ndodhi edhe votimi i mocionit të opozitës, shtoi Morina
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...