Zbardhen detaje nga mbledhja e kreut të PD-së, Lulzim Basha me anëtarët e grupit parlamentar. Mbledhja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe në këtë është diskutuar për disa pjesë të marrëveshjes së bërë me Ramën dhe atë që do të votohen sot, shkruan SYRI.net.
Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së janë shprehur se kreu Basha ka informuar deputetët për ndryshimet që kanë ndodhur për garantimin e votës.
Më parë u bë e ditur se me ndryshimet e reja, personat që do të blejnë apo shesin votën ata që do të ndërhyjnë në proces, apo do të mbledhin karta ID do të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.
Gjithashtu në këtë mbledhje janë diskutuar edhe për ndryshimet që do të bëhen në Ligjin e Medias, me qëllim eliminimin e kasetave të gatshme dhe barazinë e kohës mediatike
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...