Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka folur se pse Ramush Haradinaj, meriton të jetë kryeministër para Avdullah Hoti të LDK-AKR-së dhe Albin Kurtit të Vetëvendosje.
Ai ka thënë se, për ta drejtuar vendin kryeministri duhet të ketë dy tipare.
“Mendoj se udhëheqësi duhet të jetë i urtë – dëgjon, kupton gjerë dhe e dyta ta ketë guximin për të marrë vendime të mëdha”.
“Haradinaj i ka këto dy tipare. Ai nuk është fanatik i ideve të çuditshme, por të njëjtën kohë nuk frikësohet për të marrë vendime”, ka thënë Gjini, në Magazina Zgjedhore të Klan Kosova.
Edhe për Enver Hoxhajn nga PDK, posti i kryeministrit është më i rëndësishmi andaj atë duhet ta mbajë një njeri që merr vendime.
“Të drejtosh qeveri nuk do të thotë të administrosh, por të udhëheqësh popullin.”, ka thënë Hoxhaj.
“Nëse vendi do të jetë anëtarë i OKB vendi duhet të ketë njerëz udhëheqës që të mos i lëmë gjërat në status kuo”.
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...