Presidenti amerikan Donald Trump dhe mbreti i Arabisë Saudite kanë nënshkruar sot marrëveshjen e paralajmëruar, në bazë të së cilës Riadi do të blejë armë dhe sisteme mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara për 110 miliardë dollarë.
Por objektivi i palëve është edhe më ambicioz, të arrijë shifrën rekord prej 350 miliardë dollarësh në 10 vjet, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.
Firmat në marrëveshje janë hedhur nga dy liderët gjatë një ceremonie madhështore në pallatin mbretëror në Riad.
Në Arabinë Saudite, Donald Trump iu rezervua një pritje mbretërore. Vizita e shefit të Shtëpisë së Bardhë në vendin e gjirit Persik çel turneun e tij të parë jashtë kufijve që prej marrjes së postit në muajin janar.
Itinerari kompleks do ta çojë përgjate 8 ditësh presidentin amerikan në 5 shtete të lindjes së mesme dhe Europës, përfshirë këtu kryeqendrat e besimeve të mëdha botërore.
Rrugëtimi ndërkombëtar i republikanit vjen në një moment pasigurish të thella të presidencës së tij. Një prokuror i posaçëm është ca ktuar të hetojë përfshirjen e Rusisë në presidencialet e nëntorit.
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...