Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron do të zhvillojë bisedime në Paris, me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni, gjatë një darke të dielën, ka njoftuar presidenca franceze.
Macron ishte takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin, një ditë pas inaugurimit të tij, për të hartuar një plan për integrim më të thellë të Bashkimit Evropian.
Ai gjithashtu është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, të cilit i ka thënë se dëshiron të fillojë menjëherë punën për rishikimin e bllokut./Arbresh.info/
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...