Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të shtunën në Progri të Korçës, se pavarësisht faktit se Partia Demokratike ka hyrë në zgjedhje, ajo mbetet, sië u shpreh ai, një kërcënim për vendin për shkak të mungesës së vizionit.
Gjatë takimit me fermerët ai foli për situatën aktuale, ku tha se shpreson dhe uron që marrëveshja të funksionojë.
“Ne sot jemi në kushte komplet të reja nga 48 orë më parë, do shkojmë në zgjedhje me programin tonë, me skuadrën tonë dhe do të kemi përballë PD, që pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet një kërcënim shumë i madh për këtë vend për shkak të mungesës së vizionit, mungesës së skuadrës, dhe mungesës së aftësisë për të bërë shtet. Ajo që PD ka treguar dhe që ka treguar deri 48 orë përpara, ka qenë që nuk dinë të bëjnë shtet, dinë vetëm ta çmontojnë shtetin”, tha kryeministri Rama./Arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit