Një agjent i policisë hekurudhore dhe dy ushtarakë italianë mbetën të plagosur në stacionin qendror të Milanos pasi u sulmuan nga një 20-vjeçar gjatë një kontrolli rutine.
Mësohet se agresori sulmoi agjentët me thikë pasi këta i kërkuan dokumentet. Sipas policisë italiane, 20 vjeçari njihej nga forcat e rendit për probleme me drogën.
Përballja fizike ndodhi në mes të stacionit në Milanos dhe zgjati fare pak, pasi agresori u ndalua nga agjentët e tjerë që mbërritën me shpejtësi në vendngjarje. Sipas dëshmitarëve, sapo agjentët i kërkuan dokumentet 20-vjeçarit, ku reagoi dhunshëm duke nxjerrë thikën dhe duke i sulmuar ata.
Agresori përdori një thikë të madhe kuzhine për të sulmuar policët dhe mësohet se kishte edhe një tjetër të ngjashme të fshehur në trup.
Agresori është italian dhe ka lindur në Milano me nënë italiane dhe baba maroken. Ende vazhdon hetimi i policisë për ngjarjen, megjithëse hetuesit janë të bindur se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist, por një akt i zakonshëm kriminal.
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...