Betimi për Drejtësi” ka mësuar se ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi i është kthyer punës si gjykatës në Departamentin e Krimeve të Rënda, pasi i njëjti fillimisht kishte refuzuar të pranonte lëndë në punë.
Kthimi në punë i gjyqtarit Ibrahimi, u bë i ditur edhe nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Gashi tha se ish-kryetari Ibrahimi tashmë është ngarkuar me lëndë të natyrave të ndryshme në Departamentin për Krime të Rënda.
“Gjykata njofton mediat për kohën dhe vendin e mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe nga ai moment janë të njoftuar edhe për emrin e gjyqtarit, i cili është i ngarkuar me lëndë”, tha ndër të tjerash, Gashi.
Më 27 prill të këtij viti, “Betimi për Drejtësi” kishte shkruar për takimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku ishte ftuar kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi, që të raportoi para anëtarëve të tij, për punën e gjykatës që ajo drejton.
Bytyçi në këtë takim të Këshillit ishte ankuar se ish-kryetari, Hamdi Ibrahimi nuk pranon lëndë në punë, edhe pse vazhdon të jetë gjykatës i kësaj gjykate. Bytyçi kishte potencuar faktin se Ibrahimi ende nuk e kishte bërë pranim-dorëzimin e detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në
Kosova s’përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ba...