Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi nga radhët e LDK-së sot ka vizituat kompaninë “Intercoop Group” e cila e ka selinë në Pejë, shkruan Arbresh.info.
Kelmendi në rrjetin social Facebook ka thënë se kji kompani ka vepruar suksesshëm në tregun kosovar duke ofruar produkte me kualitet shumë të lartë.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e tij të plotë:
Zëvendëskryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z.Ramiz Kelmendi sot vizitoi Kompaninë ‘Intercoop Group’ në Pejë, e cila që nga fillimi i punës e deri me tani vepron suksesshëm në tregun Kosovar, duke ofruar dhe prodhuar produkte ushqimore të kualitetit shumë të lartë.
‘Intercoop Group’ është prodhues / përpunues edhe i këtyre produkteve:
– Inn kafe turke,
– patatinave“ Chipsich”,
– sheqerit kokërr “Interpack”,
– ujit dhe lëngjeve të gazuara “HappyDrinks” dhe
– Vodka Romana
Gjqtë vizitës, Zëvendëskryeministri në detyrë e informoi Kompaninë ‘Intercoop’ rreth ‘Pakos Fiskale 2’ e poashtu për planet e ardhshme dhe punën që ka bërë qeveria Mustafa në këtë mandat qeverisës./Arbresh.info/



Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend