Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të deputetit Mark Frrokut për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Në përfundim të seancës, avokati i Frrokut e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e trupit gjykues.
“Ne do të këmbëngulim që zoti Frroku të lirohet dhe të kthehet në Parlament. Akuza për vrasje në Belgjikë është e padrejtë, pasi autoritetet belge nuk po kërkojnë ndjekjen penale të Frrokut”, ka deklaruar avokati.
Deputeti Frroku gjendet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...