“Zonja e Vjetur” ka siguruar Kupën e Italisë për të katërtin vit radhazi.
Juventusi ka mposhtur në finale Lazion me rezultat 2 me 0 duke siguruar sërish Kupën e Italisë si pjesa e parë e tripletës historike që gjiganti italian synon ta arrijë këtë edicion, shkruan portali arbresh.info.
Dani Alves me një super gol pas asistimit të jashtëzakonshëm nga Alex Sandro dërgoi skuadrën e Max Allegrit në epërsi në minutën e 12′ të ndeshjes. Megjithatë, “Bianconerët” dyfishuan epërsinë pak minuta më vonë përmes Leonardo Bonuccit (24′).
Juventusi është gjithashtu afër titullit të gjashtë radhazi në ligë derisa shpreson të fitoj edhe Ligën e Kampionëve në finale kundër Real Madridit./arbresh.info
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...