“I tërë opinioni ishte dëshmitar i mashtrimit post-zgjedhor, të shndërruar në Platformën e Tiranës e cila u bë kusht për formimin e Qeverisë së re dhe paraqiste rrezik për të ardhmen e Maqedonisë. Për këto skenarë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Edhe pse fituam në zgjedhje. LSDM-së i ofruam që të heqë dorë nga Platforma dhe ne do t’i japim përkrahje për formim të Qeverisë. Kjo nuk ndodhi. Sjellja e papërgjegjshme e LSDM-së ka kulminuar me dhunën politike gjatë tentimit për të zgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit”, tha Todrov, raporton TV Shenja.
Televizioni i Shkupit shton se “nëse Zaev do të merrte guximin më herët të heqë dorë nga Platforma e Tiranës, deri tani do të ishin zhbllokuar të gjithë proceset dhe do të kishim edhe zgjedhje lokale”.
“Që sot e tutje edhe LSDM dhe Zaev kanë përgjegjësi të plotë dhe prej tyre varet formimi i Qeverisë së re. Zoran Zaev është mandatari i parë i cili nënshkruan se nuk do t’i shkelë interesat më të mëdha të shtetit. VMRO-DPMNE e di sa vlen fjala e Zaevit. Për këtë shkak, VMRO do të ndjekë me kujdes punën e tij dhe nuk do të lejojë që për çfarëdo arsye të heqë dorë nga garancitë të cilat i ka dhënë”, është shprehur Todorovi.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...