Ky është 29 vjeçari i vrarë sot në Rahovec

15:47 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Sot u raportua për një vrasje në Ratkoc të Rahovecit, e cila mësohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Siç mësohet nga Policia e Kosovës edhe për identitetin dhe prejardhjen e viktimës, bëhet fjalë për një 29 vjeçar, me iniciale H.J, nga Komuna e Gjilanit.

Metro bën të ditur se viktima kishte ardhur nga Gjilani në Rahovec me qëllim vjedhjeje. Mirëpo, ishte qëlluar nga një pronar i një marketi me kallashnikov.

Shpërndaje në rrjete sociale