Që nga mbrëmë edhe zyrtarisht janë mësuar emrat e tre kandidatëve kryesorë për pozitën e kryeministrit të Kosovës.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, shumica e partive kanë bërë koalicion, në përjashtim me Vetëvendosjen, e cila do garojë e vetme në këto zgjedhje.
PDK ka bashkuar forcat me AAK , Nisma dhe disa parti të tjera më të vogla, ku për kandidat për kryeministër kanë vendosur liderin e AAK’së Ramush Haradinajn, shkruan Magazina.a
Koalicioni LDK, AKR dhe Nisma kanë për kandidatë për kryeministër Avdullah Hotin, derisa e vetme në zgjedhje do të garojë Vetëvendosje me Albin Kurtin.
Por çfarë përgatitje profesionale kanë tre kandidatët që po duan të ulën në karrigen e kryeministrit?
Ramush Haradinaj (PDK-AAK-NISMA)
Për liderin e AAK’së Ramush Haradinaj, nuk është e panjohur pozita e kryeministrit, pasi ai ka qenë në këtë pozitë prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005.
Haradinaj është me profesion juristë dhe pas nominimin për të kandiduar për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, ai është zotuar se do ta nderojë atdheun me besimin që i është dhënë për këtë pozitë, shkruan Magazina.al
Avdullah Hoti (LDK-AKR –Alternativa)
Avdullah Hoti, është kandidati i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, ai ka studiuar menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1994-1998. Studimet e magjistraturës (2001-2002) dhe të doktoratës (2003-2007) për ekonomiks i ka përfunduar në Staffordshire University, Britani e Madhe.
Më 2008 është certifikuar nga Staffordshire University për metoda hulumtuese dhe mentorim të studentëve të doktoratës.
Albin Kurti (Vetëvendosje)
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, nuk ka studiuar ndonjë fushë e cila lidhet me politikën, por qysh si student ai është marrur me aktivitete politike.
Në vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloi studimet dhe i kreu ato pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...