Në ditën e 45-të të protestave kundër qeverisë së Presidentit, Nicolas Maduro, në Venezuelë, janë vrarë edhe dy persona.
Dy viktimat, Luis Alvarez, 18 vjeç dhe Diego Hernandez , 33 vjeç, janë vrarë gjatë një përleshje me forcat e sigurisë në shtetin e paqëndrueshëm Tachirua afër kufirit me Kolumbinë, transmeton portali arbresh.info
Protestat në Venezuelë nuk tregojnë shenja se do të përfundojnë në ditët në vazhdim, përderisa numri i viktimave ka shkuar në 41, ndërsa qindra të tjerë janë të plagosur.
Në shtetin Carabobo autoritetet kanë theksuar se tre policë janë plagosur, njëri nga ta në gjendje kritike.
Venezuela është duke u përballur me një inflacion të shfrenuar, një ekonomi të dobët dhe nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve./Arbresh.info
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...