Partia e Drejtësisë, ka vendosur që të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Marrëveshja e koalicionit u nënshkrua sot në orët e pasdites në mes të kreut të PDK’së Kadri Veselit si dhe atij të PDK’së, Ferid Agani.
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me PD’në deklaroi se partia e tij do të nënshkruar edhe disa koalicione të tjera në ditët në vazhdim.
“ky është vetëm fillimi i disa bashkëpunimeve që ne si partia më e madhe në vend do ti kemi në vazhdimësi ne si partner me fillim e ri në Kosovë. Çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës po i bashkohen Fillimit të ri. Ky është vetëm fillimi, do të kemi edhe koalicione të tjera bashkërisht që do t’i nënshkruajmë këtu para jush”, ka thënë Veseli.
Ndërkohë që Agani u shpreh se “partia e drejtësisë do të kontribuojë në demokratizimin e mëtejmë të vendit,. Gjatë bisedave me partnerët e koalicionit jemi të bindur se partia e drejtësisë do ta reformojë sistemin shëndetësisë”, ka thënë ai.
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...