Në kuadër të “Javës së Ukshin Hotit”, sot në oborrin e shtëpisë muze të Ukshin Hotit, në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit, u mbajt tubim senzibilizuës për zbardhjen e fatit të tij, me moton “Ku është Ukshin Hoti”, “Ai nuk i përket Harresës”.
Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe në fjalën e tij u shpreh se ju nxënësit duhet të mburreni se shkolla në të cilën ju ndjekeni mësimet mban emrin e Ukshin Hotit, profesorit, ideologut dhe politikanit të përmasave ndërkombëtare e gjithë kombëtare.
I pranishëm në tubimin e organizuar nga kryesia e këshillit të fshatit Krushë e Madhe ishte edhe Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit i cili ndër të tjera ka thënë për 18 vite me radhë, jemi duke u mbledhur këtu që të kërkojmë zbardhjen e fatit të profesorit të Ukshin Hoti i cili u zhduk 18 vite me parë në burgun e Dubravës.
Ndërsa në emër të familjes së Ukshin Hotit, foli Etrit Hoti, i cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në tubim duke thënë se shteti ka bërë shumë dhe është duke u bërë shumë për Ukshin Hotin. Ai poashtu ka kërkuar që të jenë pjesë aktive, që filozofia politike e çështjes Shqiptare të jetë busulle për të ardhmen e vendit./Arbresh.info.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...