AAK dhe Nisma të vetmin opsion për koalicion parazgjedhor e kanë me partinë e AKR-së, ndërsa koalicionet me subjektet tjera ata as nuk i kanë menduar.
Kështu ka thënë për Indeksonline, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i cili shton se janë në bisedime me AKR-në por se ende nuk ka asgjë definitive.
“Së bashku me Nismën, jemi në bisedime me AKR-në dhe kaq sa u përket koalicioneve parazgjedhore. Nuk kemi ndonjë risi, por ende nuk është definitive me AKR-në. Nuk kemi menduar dhe nuk kemi kontaktuar me subjektet tjera politike”, ka thënë Lekaj.
Ndërsa, sa u përket koalicioneve pas zgjedhore, Lekaj thotë se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti dhe se për këtë qytetarët do ju tregojnë se me këndë do bëjnë koalicion.
“Pas zgjedhjeve, qytetarët do të na tregojnë se me kë do të bëjmë koalicion, por ne jemi për t’i fituar zgjedhjet. Nuk kemi vija të kuqe, sepse është hipokrizi në një shtet demokratik që të bëhen vija të kuqe. Nuk përjashtohet askush, por ne jemi për t’i fituar zgjedhjet dhe nuk mendojmë fare për koalicionet pas zgjedhjeve sepse ne së pari do të bëjmë koalicion me qytetarin dhe ata do të na tregojnë se nga do na orientojnë”, ka shtuar Lekaj.
Ndryshe, partitë politike kanë kohë deri nesër në mesnatë t’i tregojnë KQZ-së për koalicionet parazgjedhore
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...