Komisioni Disiplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim sot që Klubi i Basketbollit Besa të përjashtohet nga garat e Basketbollit për edicionin pasues, atë 2015-16.
Ky Komision po ashtu vendosi që të gjitha ndeshjet e klubit Besa prej xhiros së 22-të të Superligës në edicionin 2014-15 të regjistrohen me rezultat zyrtar.
Këto vendime Komisioni i mori pasi konstatoi se “Klubi Besa ka bërë falsifikimin e dokumenteve, përkatësisht fletëpagesave për obligimet ndaj Federatës”.
“Falsifikimin e këtyre dokumenteve e ka bërë edhe Banka TEB, faturat e të cilës klubi Besa i kishte paraqitur në Federatë”, thuhet në njoftimin për media të KD të FBK-së.
Rrjedhimisht Komisioni Disiplinor ka konstatuar se pagesat e ndryshme për licencimin e lojtarëve dhe gabimeve teknike janë jo valide, prandaj ka marrë vendimin në bazë të rregullores së garave e që parasheh përjashtimin nga edicioni i ardhshëm garues.
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...