Më shumë se pesë orë po zgjasin negociatat midis katër liderëve politik të Maqedonisë dhe eurokomisarit për negociatat për zgjerim Johannes Hahn, për tejkalim të krizës politike në vend dhe sipas paralajmërimeve, është e mundur që të njëjtat të zgjasin deri pas mesnate.
Sipas informatave nga takimi në ndërtesën “Berlemont” të Komisionit Evropian, vazhdimisht ndryshon formati i negociatorëve dhe ekipeve të negociatave, por vazhdimisht brenda janë Nikolla Gruevski (VMRO-DPMNE), Ali Ahmeti (BDI), Zoran Zaev (LSDM) dhe Menduh Thaçi (PDSH), komisari Han dhe raportuesi për Maqedoninë nga Parlamenti Evropian, Ivo Uajgëll.
Pas drekës së përbashkët të gjithë negociatorëve dhe lehtësuesve, pas orës 15, në sallën në negociata në katin e gjashtë në Eurokomision, janë të pranishëm edhe ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aivo Orav dhe Xhes Lipinkot Bejli. Informatat janë të pamjaftueshme dhe pothuajse nuk ekzistojnë se atë se çka ndodh brenda, shkruan Zhurnal.
Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç, vetëm konfirmoi se negociatat po zgjasin dhe se komisari Han qëndron me liderët politik të Maqedonisë deri në fund të mbrëmjes, për shkak se udhëtimi i paraparë për në Bosnjë e Hercegovinë, i planifikuar për në orën 18 është anuluar për shkak të obligimeve të paplotësuara të autoriteteve boshnjake.
Paraprakisht, zëdhënësja e Qeverisë joformale të Unionit, në konferencë shtypi në Bruksel deklaroi se ky nuk është takimi i parë i liderëve politik nga Maqedonia me komisarin Hahn, por vazhdim i takimeve që u mbajtën paraprakisht, nga i cili i fundit ishte javën e kaluar në Shkup, ku Hahn tha se çështje të shumta janë diskutuar, por që duhen shumë edhe më tej të shqyrtohen.
“Takimi zhvillohet dhe tani për tani nuk mund të jap hollësi. Por, më gjerësisht, qëllimi ynë është që të gjendet zgjidhje për krizën politike në Maqedoni dhe përpjekjet tona shkojnë në këtë drejtim”, tha Kocijançiç.
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Babë e bir që terrorizuan Bondin, planifikuan sulmin për shu...
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues
Zgjatet orari i shërbimeve në Qendra për Pajisje me Dokument...