Pekini ka qenë shumë aktiv në spiunimin e Australisë, gjithashtu duke u përpjekur të mbajë në kontrollë komunitetin dhe mediat kineze, ka deklaruar sekretari i larguar i Departamentit të Mbrojtjes në Australi.
“Nuk është sekret që Kina ka qenë aktive në aktivitetet e inteligjencës të drejtuara kundër nesh. Është më shumë se sulmet kibernetike”, ka thënë Dennis Richardson, i cili ka shërbyer gjithashtu si shef i Organizatës Australiane të Inteligjencës së Sigurisë (ASIO), ambasadori i Uashingtonit dhe kreu i Punëve të Jashtme, transmeton portali arbresh.info
“Qeveria kineze mban një sy vigjilent brenda komunitetit kinez dhe kontrollon në mënyrë efektive disa media në gjuhën kineze në Australi”, ka shtuar ai.
“Unë mendoj se marrëdhëniet e Australisë me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë në gjendje të përmblidhen me një fjali: Miq me të dy, aleat me një”, ka shtuar ai.
Richardson i ka përshkruar marrëdhëniet SHBA-Kinë si një ‘rivalitet strategjik’, duke shtuar se të vendet bëjnë çmos për të shmangur një konflikt të armatosur./Arbresh.info
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK