Ish shoferi i Formula 1, Gerhard Berger, ka thënë se beson se Michael Schumacher do të arrij ta marrë veten pas aksidentin që pësoi me ski në fund të vitit 2013.
Shtatë herë kampioni i Formula 1 më 29 dhjetor të vitit 2013 u lëndua rëndë në kokë duke skijuar, për t’u dërguar menjëherë në spitalin e Grenoble, ku iu nënshtruar një operacioni, ku kaloi gjashtë muaj në gjendje kome.
Pas kësaj, gjermani u transferua në Lozanë, ku edhe sot vazhdon rikuperimin.
“Unë ende besoj në një mrekulli dhe shpresoj që shumë shpejtë do të dëgjojmë lajme pozitive për Schumacher”, ka deklaruar Berger, një mik i ngushtë i familjes Schumacher.
“Është po ashtu për t’u admiruar se si Korina dhe Mick po e menaxhojnë këtë situatë”, ka shtuar ai.
Të dyshuarit për vjedhje i gjenden e sekuestrohen uniforma p...
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...