Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka mbajtur sot një ligjëratë me studentët e Kolegjit “Globus”, në Prishtinë, me të cilët ka zhvilluar një bashkëbisedim motivues.
Pacolli ka folur fillimisht për jetën e tij personale, duke kujtuar kështu edhe fillet e kohës kur kishte nisur të merret me biznes.
Lideri i AKR-së ju ka treguar studentëve për ambiciet që i kishte pasur në atë kohë, si dhe për kohën kur këto ambicie të tij kishin filluar të realizohen.
“Në fillim nuk kam besuar se do të arrij t’i realizoj këto ëndrra, por më vonë, për shkak të përkushtimit tim ndaj punës, unë arrita edhe më shumë se sa mendoja në fillim”.
Pacolli ka thënë se në jetë çdo gjë është e mundur nëse investohet koha, vullneti dhe shpirti. “Asnjëherë mos e humbni besimin, sepse me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë, sigurisht duke e respektuar njeriun me të gjitha vlerat dhe atributet që ai ose ajo, i ka.
Pacolli më tutje ka folur për gjendjen ekonomike në Kosovë, duke bërë kështu krahasimin me ekonomitë e vendeve të tjera, por duke u fokusuar në shtetet të cilat kanë arritur një intensitet të madh të zhvillimit.
Pacolli ju ka shpjeguar studentëve metodat e zhvillimit të cilat janë përdorur nëpër këto vende si dhe për mundësinë e aplikimit të tyre edhe në Kosovë. “Të jesh kreativ është karakteristikë e suksesit, ju duhet ta shfrytëzoni këtë kreativitet për të krijuar ide të reja. Ne duhet të ecim me kohën, sepse ekonomia botërore sa vjen e përshpejtohet”, ka thënë ndër të tjera i pari i AKR-së.
Ai ka thënë se Kosova pas luftës ka përparuar shumë ngadalë, pavarësisht se ka pasur premtime dhe fjalë të mëdha. “Nëse kjo ecje e ngadalshme e Kosovës së pasluftës do të ndodhte në vitet ’60 ose ’70, kjo nuk do të ishte katastrofale, por jo në një shoqëri që ecën me shpejtësi të dritës”, ka shtuar ndër të tjera lideri i AKR-së.
Ai është zotuar se me eksperiencën që e posedon, e ka mundësinë që ta bëjë Kosovën një vend të dashur për qytetarët, ku mirëqenia e tyre do të ishte prioritet “
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vazhduar më tej bashkëbisedimin me studentët e Kolegjit “Globus”, duke u përgjigjur kështu në pyetjet e shumta të parashtruara nga të studentët e pranishëm në këtë ligjëratë.


Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...