Performancat impresive të Lionel Messit në La Liga gjatë muajit të kaluar i kanë dhuruar atij çmimin “Lojtari i Muajit”.
Reprezentuesi i Argjentinës mori çmimin sot (e premte) nga Luis Herrero Borque, drejtori në Katatoni i Santander Bank (sponsor i La Ligas), transmeton portali arbresh.info.
Messi shënoi tetë gola në shtatë ndeshje gjatë muajit prill dhe ishte impresiv në ‘Santiago Bernabeu’, ku shënoi një golin vendimtar në minutën e fundit duke i siguruar fitoren Barcelonës.
Me 35 gola, ai është në krye të tabelës për çmimin “Pichichi” dhe “Këpuca e Artë”./arbresh.info

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A