Fushata zgjedhore pritet të jetë e tensionuar dhe njëkohësisht nuk hidhen poshtë mundësitë që të ketë manipulim të votave më 11 qershor.
Pas përkrahjes që i dha PDK-ja opozitës për ta rrëzuar qeverinë “Mustafa”, zyrtarë të partisë së këtij të fundit (LDK) presin fushatë të tensionuar për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Kjo situatë mund të nxitet për shkak të përplasjeve politike midis subjekteve kryesore politike në vend si dhe, siç thonë në LDK, për shkak të kushteve të papërshtatshme në vend në aspektin e sigurisë.
“Unë besoj që kushtet janë të papërshtatshme në aspektin e sigurisë. PDK-ja ka prirë në vjedhjen e votave, ajo dihet, dhe në një formë mund të ketë edhe përplasje”, ka deklaruar për “Zërin” Nuredin Ibishi, deputet i LDK-së, i cili njëherësh në këtë mandat të legjislativit ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri.
Në anën tjetër, drejtues të partisë më të madhe politike (PDK) hedhin poshtë mundësinë e tensionimit të fushatës si dhe të manipulimit të procesit zgjedhor, derisa partitë opozitare kërkojnë nga qytetarët që mos të bien pre të provokimeve të ndryshme
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...