Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes dremitjeve dhe lumturisë.
Ndërsa gjumi në përgjithësi krenohet me një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore nga rritja e produktivitetit në mbrojtje nga sëmundjet e zemrës, tani rezulton se gjumi i shkurtër (dremitja) ka disa pluse të veta, transmeton portali arbresh.info.
Profesori Richard Wiseman, nga Universiteti i Hertfordshire ka thënë: “Kërkimet e mëhershme kanë treguar që dremitjet nën 30 minuta ju bëjnë më të fokusuar, produktivë dhe kreativë, dhe këto gjetje sugjerojnë mundësinë që ju mund të bëheni më të lumtur vetëm duke u kotur.
“Ngjashëm, dremitja më e gjatë është e lidhur me disa rreziqe shëndetësore, prapë, kjo është në linjë me rezultatet tona”.
Studimi, i cili u zhvillua për Festivalin Ndërkombëtar të Shkencës në Edinburg, pa 1000 pjesëmarrës që u përgjigjen pyetjeve psikologjike në një sondazh online i cili kërkoi detaje të zakoneve të përgjimit.
Sipas përgjigjeve të tyre, ata që flinin për një periudhë të shkurtër kishin rezultat më të lartë lumturie./Arbresh.info
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar