Një 19-vjeçare në Indi është varrosur e gjallë pas një konflikti që familja e saj ka pasur me një biznesmen për një çështje pronësie.
Khushboo Khatun, ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur 3 persona i kanë dalë para dhe e kanë futur në një gropë duke e varrosur brenda të gjallë.
Raportohet se pasi prindërit e saj janë bërë merak, e sëbashku me disa bashkëfshatarë të tjerë kanë dalë për ta kërkuar.
Por i ati i saj, pasi ka parë që gropa e madhe ishte e mbushur me zhavor, dhe me dyshimin se vajzën mund ta kenë varrosur brenda ka filluar të gërmojë.
E dyshimet e tij rezultuan të sakta, vajza ndodhej aty, thuajse e pajetë. Skana e “zhvarrimit” është filmuar dhe është publikuar duke u kthyer në virale.
E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie të një biznesmeni me prindërit e vajzës që nuk kishin rënë dakord për t’i shitur tokën për shumën që ata u kishin ofruar.
Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka arrestuar personat përgjegjës, por raportohet se ky është vetëm një nga pak rastet në Indi, ku persona të papërgjegjshëm abuzojnë me shtresën më të varfër.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...