Nëse një fëmijë i vogël kalon shumë kohë duke luajtur në celular apo tabletë, mund të ketë vonesa në të folur, paralajmëron një studim i ri.
Studimi që do të prezantohet në Pediatric Academic Societies meeting në San Francisco, thotë se një fëmijë shpenzon mesatarisht 30 minuta në ditë para ekraneve të vegjël, dhe rreziku për vonesa në të folur rritet me 50%.
Ata kanë studiuar 894 fëmijë të moshave 6 muajsh deri në 2 vjeç në Toronto, për një periudhë 3-vjeçare. Në kontrollin e 18 muajshit, 20 % e fëmijëve kalonin 28 minuta në ditë me këto pajisje, sipas prindërve të tyre.
Në studim nuk kishte lidhje të tjera të dukshme mes kohës së qëndrimit në ekran dhe vonesave të tjera në komunikim përfshi ndërveprimet shoqërore apo gjuhën e trupit.
Dr. Catherine Birken, autorja e studimit thotë se pavarësisht këshillave të ndryshme se sa kohë duhet të rrijë një fëmijë para ekranit, “ne besojmë se përdorimi i smartphone dhe tabletëve është bërë më se i zakonshëm në jetën e tyre”.
Ajo mbështet rekomandimet e fundit të American Academy of Pediatrics që të ndalohet përdorimi i tyre nën moshën 18 muajshe. Megjithatë studimi thotë se nuk ka prova direkte të shkakut dhe efekteve pasi këto do të jenë objekt studimi në të ardhmen. /Shqip
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës