Qeveria e Gjermanisë paralajmëroi të martën të gjitha partitë politike që të forcojnë mbrojtjen kundër hakimit, pasi javën e kaluar në publik rrodhën e-mailat e presidentit të sapo zgjedhur francez Emmanuel Macron.
“Jemi përgjigjur ndaj raporteve të fundit për sulme kibernetike në kampanjën e Macron, dhe ua kemi përsëritur partive politike për rrezikun nga sulmet kibernetike dhe kemi ofruar rekomandime konkrete për përmirësimin e teknologjisë së tyre informative”, ka njoftuar agjencia federale gjermane për kibernetikë BSI, transmeton Reuters./Arbresh.info/
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...