Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vazhduar masën e pezullimit të emërimit të Enver Pecit si kryetar i Gjykatës Supreme.
Ky vendim i Kushtetueses vjen, pas ankesës së gjyqtares, Valdete Daka, kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e Pecit në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të vazhdojë masën e pezullimit të postit të Pecit deri në qershor, shkruan “Arbresh.info”.
“Ta vazhdoj masën e përkohshme të miratuar me 27 mars 2017, përkatësisht të pezullojë procedurën e emërimit ëe kandidatit për Kryetar të Gjykatës Supreme nga Presidenti i Republikës se Kosovës për të njëjtën kohëzgjatje; Që vazhdimi i kësaj mase të përkohshme do të zgjasë deri me 16 qershor 2017, si dhe T’ua kumtoj këtë Vendim palëve dhe Presidentit të Republikës se Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Ndryshe, Valdete Daka kishte deponuar ankesën e saj kundër vendimit të KGJK-së në Gjykatën Kushtetuese me 16 mars, disa javë pasi KGJK kishte votuar Enver Pecin për kryetar të Gjykatës Supreme.
Ajo kishte cilësuar si shkelje faktin se gjatë numërimit të votave, ishin numëruar edhe votat e abstenimit, të cilat sipas saj nuk numërohen.
Disa ditë pas deponimit të ankesës së saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës pati pezulluar menjëherë procedurën e emërimit të Pecit për Kryetar të Gjykatës Supreme nga presidenti i vendit./ Arbresh.info/ Gita Lushi

Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...