Gjatë ditës është raportuar se Gjykata Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë ndaj kryetarit të kësaj komune, Gamend Muhaxheri.
Por sipas zëdhënësit të komunës, Elgelbert Zefaj, nuk ka diçka të tillë dhe se lajmin për aktakuzë e kanë marrë nga mediat.
“Nuk ka ndonjë aktakuzë zyrtare ndaj kryetarit, Gazmend Muhaxheri”.
“Ai ka qenë në një udhëtim jashtë vendit, sonte do të kthehet. Nuk ka ndonjë dokument që tregon se ka aktakuzë ndaj tij”, ka thënë Zefaj pë klankosova.tv.
Klan Kosova ka provuar për disa orë të kontaktojë me dikë nga Gjykata Themelore e Pejës, por edhe vet Muhaxherin, por kjo ka qenë e pamundur.
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...