Afërsisht 900 pedofilë të dyshuar janë arrestuar ose janë përndjekur penalisht në hetimin kundër njërës prej faqeve më të mëdha për pornografi të fëmijëve, njoftuan sot shërbimet hetuese amerikane dhe evropiane, transmeton DPA.
FBI dhe Ministria amerikane e Drejtësisë në vitin 2015 e ka filluar operacionin kundër sajtit “Playpen”, me emrin kodues “Biberon”, me qëllim që t’i gjejnë anëtarët e saj. Kjo bazë e të dhënave ndodhet në të ashtuquajturën rrjetë e errët dhe ka 150 mijë shfrytëzues.
Shefi i sajtit ka qenë 58-vjeçari Stiven Chase, nga Florida, të cilën e ka krijuar në gusht të vitit 2014 dhe këtë javë në Karolinë Veriore është dënuar me 30 vite burgim.
Deri më tani në SHBA janë kryer 350 arrestime dhe 548 në pjesët tjera të botës, përfshirë edhe BE-në, Izraelin, Turqinë, Perunë, Malajzinë, Kilin dhe Ukrainën, theksoi FBI.
Gjatë hetimit kundër sajtit autoritetet amerikane kanë arritur të identifikojnë ose të shpëtojnë 55 fëmijë viktima të veprave seksuale kriminale.
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...