Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook ka thënë se për papunësinë, korrupsionin, liberalizimin e vizave etj përgjegjësin duhet ta marrë PDK-ja.
“Nëse Kosova sot është vendi i vetëm në Evropë pa liberalizim vizash, përgjegjësia kryesore i bie PDK-së” ka thënë Kelmendi
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e tij të plotë:
Nëse Kosova sot është vendi me papunësinë më të lartë në Evropë, me gjithë vështirësitë që mund të kenë qenë në kontekstin kosovar, përgjegjësia kryesore i bie PDK-së.
Nëse Kosova sot renditet lart në ranglistat e perceptimit të korrupsionit, përgjegjësia kryesore i bie PDK-së.
Nëse Kosova sot është vendi i vetëm në Evropë pa liberalizim vizash, përgjegjësia kryesore i bie PDK-së.
Nëse Kosova sot ende nuk e ka të rrumbullakuar procesin e pavarësisë, përgjegjësia kryesore i bie PDK-së.
Nëse Kosova sot ka implikime të drejtpërdrejta politike nga qeveria e Beogradit, përgjegjësia kryesore i bie PDK-së.
Nëse Kosova sot ka shëndetësinë ndër më të dobëtat në Evropë, përgjegjësia kryesore i bie PDK-së.
Nëse nxënësit e Kosovës renditen nga fundi i vlerësimit të PISA-s, përgjegjësia kryesore i bie PDK-së.
Dhe – po e vëreni – po e vë theksin te nocioni “kryesor”, pasi që vlerësoj se ka edhe të tjerë përgjegjës për këto që u përmendën. Se nëse gjëra të mira i kanë ndodhur Kosovës për këta 18 vjet, e pajtohem se i kanë ndodhur edhe shumë gjëra tepër të mira, edhe për të mirat meritën kryesore mund ta marrë PDK-ja.
Mirëpo, a është Kosova mirë?
Konsideroj se enumeracioni i mësipërm i rekordeve të zeza e përkufizon përgjigjen e saktë. Edhe kuadrot më të mira e më përfaqësuese të PDK-së domosdo që pajtohen se – jo, Kosova nuk është mirë./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...