Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, ku u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Kryeministri Mustafa e informoi për proceset aktuale në vend si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e progresit dhe çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.
Gjatë bisedës, veçmas u diskutua për nevojën që të procedohet pa vonesë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin.
Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Si rrjedhim, Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe ky projektligj do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...