Anëtari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Bajram Hasani është tallur me deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri cili ka thënë gjatë ditës partitë serioze janë gjithmonë të gatshme për zgjedhje.
Sipas Hasanit ajo që thotë Beqiri është e vërtetë, por për ta dëshmuar këtë LDK duhet ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
“Kjo që thot shefi i grupit parlamentar të LDK-së z. Ismet Beqiri se: “Partitë serioze janë gjithmonë të gatshme për zgjedhje” është mëse e saktë! Tash, në këtë rast vetëm ka mbetur të na tregojë se ku është LDK-ja, a hyn në kategorinë e partive serioze të cilat gjithmonë janë të gatshme për zgjedhje apo jo! Nëse është serioze dhe e gatshme gjithmonë për zgjedhje, atëherë presim që edhe z. Beqiri dhe LDK-ja ta votojë mocionin! Nëse nuk e votojnë, atëherë del se nuk janë të gatshëm për zgjedhje dhe rrjedhimisht nuk janë parti serioze!”, ka shkruar Hasani.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...