Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve tashmë është ndryshuar nga Ministria e Drejtësisë.
Në draftin fillestar të këtij projektligji i jepej mundësia edhe Ministrisë së Drejtësisë të propozojë hetime disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse këtë nuk e bëjnë gjykatat dhe prokuroritë.
Tani, MD ka prezantuar draftin përfundimtar të këtij projektligji të ndryshuar, raporton KTV.
Draftimin e këtij projektligji e ka përkrahur edhe Ambasada amerikane në Prishtinë.
Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Ambasadës amerikane, Michelle Schohn, mirëpret reformimin e ligjit për përgjegjësinë disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në bazë të këtij projektligji, parashihet të shuhet Zyra e Prokurorit Disiplinor.
Ndërkaq, hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’i bëjë një panel hetues, i themeluar nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës.
TEMAT:GJYQTARËPROKURORËMINISTRIA E DREJTËSISË
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit