Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vazhduar masën e sigurisë ndaj procesit të zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme deri më 29 qershor të këtij viti.
Enver Peci duhet të pres të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm për t’u dekretuar nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.
Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet ky vendim është rezultat i dokumenteve shtesë që i kanë paraqitur palët në procedurë.
Në mars të këtij viti gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme.
Enver Peci ishte zgjedhur me shumicë të votave nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).
Pak ditë më pas, Gjykata Kushtetuese e pezulloi zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, duke i dhënë parimisht të drejtë ankueses për këtë votim.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...