Petrit Vasili ka mbajtur paraditen e së enjtes konferencën e parë për shtyp në cilësinë e kryetarit të LSI-së. Sa i takon krizës politike në vend, Vasili është shprehur se zgjidhja e saj kërkon maturi dhe largpamësi.
“Maturi për t’u menduar çdo hap e veprim që duhet të marrim dhe largpamësi për të kuptuar çfarë efekti kanë veprimet e sotme për të ardhmen e vendit”, ka deklaruar Vasili.
Ai ka theksuar se, LSI jo vetëm ka pranuar zgjidhje, por ka qenë në dispozicion të çdo zgjidhjeje që garanton zgjedhje të lira.
“Kemi të njëjtin pozicion për këtë çështje, pasi asnjë sakrificë nuk është e rëndësishme krahasuar me rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve me standarde të gjithëpranuara. Ky ka qenë dhe mbetet pozicioni ynë në këtë moment dhe në vijim”, ka thënë Vasili.
I pyetur nga mediat për ofertën e kryeministrit Edi Rama për Partinë Demokratike, Vasili ka vlerësuar si një “ofertë realiste, që jepte garanci”./TopChannel/
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...