Drejtori i ri sportiv i Romas ka konfirmuar se Francesco Totti do të pensionohet në fund të këtij sezoni.
Monchi iu bashkua skuadrës në Serie A nga Sevilla dhe në prezantimin e tij te kryeqyteti italian të mërkurën, spanjolli zbuloi që 40-vjeçarit nuk do t’i rinovohet kontrata e tij në fund të edicionit, transmeton portali arbresh.info.
Në vend të kësaj, Totti do të ngjitet lartë në shkallët e ‘Stadio Olimpicos’ për të marrë një rol të ri si drejtor këtë verë.
“Sa i përket Tottit, tashmë e di që një marrëveshje ndërmjet tij dhe klubit është arritur dhe që ky do të jetë viti i tij i fundit si lojtar, ai do të jetë pastaj si një drejtor”
“Francesco është vet Roma, dua të jem sa më afër tij që është e mundur. Dua të mësoj të paktën një për qind nga ajo që di ai”
Totti ka bërë 782 paraqitje dhe ka shënuar 306 gola për gjigantin në Serie A./arbresh.info
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...